Platforma e famshme e filmave online, Netflix, në postimin e tij ka përgënjeshtruar lajmin se ka fshirë të gjitha filmat e Johny Depp.
Ata sqarojnë së pari se kjo nuk është diçka që e bëjnë zakonisht.
“Ne nuk i dedikojmë postime çdo thashethemi për Netflix-in ose çdo historie të rreme që na përfshin, por kjo e fundit veçanërisht po shkakton shumë zhurmë. Kështu që ne do të dëshironim të jepnim një sqarim”, shkruan Netflix.
Netflix vijoi në shkrim duke thënë se lajmi u përhap shpejt, por u ekzagjerua pasi në fakt nuk bëhet fjalë për gjithë filmat e Depp, por vetëm “The Rum Diaries” që u publikua në 2019-ën dhe u hoq në 2020-ën.
Për t’jua sqaruar të gjithëve, e drejta për filmat që Netflix ndan me publikun, merret nga Universal, Paramount, Disney, Warner Brothers dhe jo nga aktorët apo Johnny Depp.
Pra largimi i filmave të tij ishte një “lajm i rremë”.
Sipas Netflix-it, ka një mungesë të theksuar të aktorit Johnny Depp në platformë, por në shtete të caktuara transmetohen ende filmat ku ai luan.
“Kështu që gazetarë të dashur, herën tjetër bëjeni punën më mirë”, kritikon Netflix./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nëna e Beyonce thotë se “Zendaya ia kujton të bijën”
-
“Under the Bridge”, seriali që lundron në ujërat e njohura të krimit të vërtetë të adoleshentëve të trazuar
-
Pamela Anderson merr rolin kryesor në rifillimin e “The Naked Gun” – 30 vjet pas përfundimit të ekskluzivitetit ikonik me Leslie Nielsen
-
Riley Keough shuan çdo shpresë për një sezon të dytë të “Daisy Jones & the Six”
Lajmet kryesore
-
Meta-Kryemadhi përballen kokë më kokë, për ‘familjen’ dhe partinë
-
Euronews Green: Shqipëria prodhon 100 % energji nga burime të rinovueshme
-
Sulm i dyshuar izraelit ndaj Iranit, SHBA mohon përfshirjen
-
Lajçak me kërkesë për shoqëritë në Kosovë dhe Serbi: S’ka të ardhme evropiane pa normalizim të marrëdhënieve, ta kuptoni këtë