Film

Netflix-i dobësohet pas rënies së vrullit të pandemisë


Gjigandi i transmetimit të filmave, Netflix, ka raportuar një ngadalësim të rritjes së pajtimtarëve, duke sjellë rënie në aksionet e saj.

Rreth 3.98 milionë është numri i njerëzve që u regjistruan në Netflix nga janari deri në mars, shumë më pak se 6 milionë që parashikohej.

Kompania tha se kjo mund të ketë ardhur nga mungesa e shfaqjeve të reja, duke shtuar se priste që situata të rikuperohet me lëshimin e shfaqjeve hit.

Aksionet e Netflix-it ranë me 11%, duke fshirë $ 25 miliardë nga kapitalizimi i tregut të kompanisë.

Shërbimi i transmetimit shtoi 15.8 milionë abonentë të rinj vitin e kaluar, ndërsa Covid-19 detyroi njerëzit në të gjithë botën të qëndronin në shtëpi.

Pjesa më e madhe e kësaj rritjeje erdhi në Azi, ku Netflix-i shtoi 9.3 milionë abonentë të rinj në vitin 2020, një rritje prej 65% krahasuar me vitin e kaluar.

Por, pandemia ka qenë një “thikë me dy presa” për Netflix-in, sepse ajo gjithashtu ndërpreu tubacionin e saj të prodhimit.

“Këto dinamika po kontribuojnë gjithashtu në faktin që është lehtësuar përmbajtja e listës në gjysmën e parë të 2021-shit. Ne besojmë se do të ketë një rritje më të ngadaltë të anëtarësimit”. tha kompania në letrën e saj drejtuar aksionerëve.

Kompania e parashikoi rënien e klientelës që përpara. Në platformë, në tremujorin e dytë pati një shtim prej 1 milion klientësh të rinj në shumë më pak se pesë milionë të parashikuar më parë.

Netflix, gjithashtu, përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë nga shërbimet e reja streaming që hyjnë në treg.

Disney +, një shërbim shumë më i ri i transmetimit, tashmë ka 100 milionë abonentë, krahasuar me 207.6 milionë të Netflix-it.

Disney Plus ka mbledhur 50 milionë abonentë në vetëm pesë muaj.

Edhe me rritjen e ngadaltë të klientit, Netflix-i ka raportuar të ardhura prej $ 7.16 miliardë dhe të ardhura neto prej $ 1.71 miliardë.

Netflix parashikoi rritje më të fortë në gjysmën e dytë të vitit kur pritet të transmetojë sezonet  e reja të “You”, “Money Heist”, “The Witcher” dhe filmit aksion “Red Notice”, ndër tituj të tjerë.

“Ne kishim një dhjetëvjeçare rritjeje ku të qetë si mëndafshi”, tha shefi ekzekutiv i Netflix-it, Reed Hastings, në një thirrje të transmetuar, sipas një raporti të AFP-së.

“Tani situata është vetëm pak e lëkundur”, u shpreh ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore