Aplikacione

Netflix do të publikoj 40 “anime” të reja në 2021


Netflix njoftoi të shtunën në Tokyo’s AnimeJapan 2021 Expo se do të publikoj 40 anime të reja në 2021, raporton Bloomberg.

Anime janë filmat japonez të animuar.

Krejt kjo vjen si rezultat i suksesit të serisë ‘Blood of Zeus’ e publikuar vitin e kaluar, transmeton Albanian Post.

Serialet që do të publikohet këtë vit përfshin një adoptim të “Japanese manga Record of Ragnarok”, e cila do të publikohet në qershor; “Yasuke, rreth një samurai në Japoninë e epokës feudale”, e cila do të publikohet me 29 Prill; dhe “Resident Evil: Infinite Darkness”, bazuar ekskluzivisht në lojëra dhe video.

“Ne duam të jemi në gjendje të vlerësohemi si platforma kryesore argëtuese me përmbajtje me cilësi të madhe. Rritja e biznesit tonë është e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e anime tonë”, tha Taiki Sakurai, prodhuesi kryesor i anime i Netflix.

Animet në të gjithë botën arritën vlerën 23 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe pritet të rritet në më shumë se 36 miliardë dollarë deri në vitin 2025, raporton Bloomberg.

Sony njoftoi në dhjetor se kishte në plan të blinte faqen Crunchyroll për anime, gati 1.2 miliard dollarë.

Sipas New York Times, Netflix tha se numri i përdoruesve që transmetuan anime vitin e kaluar u rrit për gjysmë nga 2019.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore