Shqipëria

Nëshkruhet traktati i ri ekstradimi mes SHBA dhe Shqipërisë


Në daljen e saj publike ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka njoftuar nënshkrimin e një traktati ekstradimi midis qeverisë së SHBA dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

“Ky traktat është dëshmia e fundit e partneritetit gjithnjë në rritje midis vendeve tona”, tha ambasadorja.

Traktati i nënshkruar është një zëvendësim dhe modernizim i protokollit të ratifikuar 87 vjet më parë kur Shqipëria ishte ende mbretëri, midis atëkohë ministër fuqiplotë Faik Konica dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA, Cordell Hull.

“Ky traktat ekstradimi siguron një kornizë moderne e cila do t’i mundësojë SHBA dhe Shqipërisë mënyrë më efikase të përballjes me sfidat dinamike të paraqitura nga krimi ndërkombëtar. Është një fushë veprimi e zgjeruar për të pasqyruar konceptet moderne në luftën kundër krimit. Nuk do të ketë asnjë strehë të sigurtë në Shqipëri apo SHBA për të arratisurit që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë”, tha Yuri Kim.

Gjatë fjalimit të saj, ambasadorja theksoi rëndësinë e efikasitetit të kësaj lufte lidhur me procesin e anëtarësimit fuqiplotë të Shqipërisë në familjen euroatlantike

“SHBA do të jenë afër Shqipërisë, pavarësisht sfidave që përballet. Mbështesim punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) si dhe po punojmë me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) për të gjetur hartuesit me të mirë. Partneriteti ynë është jetë gjatë, miqësia jonë është e përhershme”, tha ndër të tjera ambasadorja Yuri Kim./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore