Kosova

“Nëse nuk tërhiqet ndryshimi në Ligjin për Zgjedhje, Kurti na dërgon në zgjedhje”


Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK

“Në emër të LDK’së, iu bëj thirrje kryeministrit Kurtit dhe shumicës parlamentare që të heqin dorë nga ky shantazh i sotëm në raport me opozitën e vendit. Kërkojmë ky ligj të tërhiqet, nëse nuk tërhiqet ky ligj, atëherë kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje”, tha në një konferencë për media kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“LDK gjithmonë ka mbështetur reformat zgjedhore, nuk kemi ndonjë kundërshtim, por reforma duhet të jetë më e thellë sesa kaq. Nëse ky ndryshim nuk tërhiqet, kryeministri Kurti na dërgon në zgjedhje dhe të krijojë vakuum institucional”.

Sipas Abdixhikut, kjo tregon se Kurti nuk ka interes ta zgjedh Osmanin si presidente, por ta çojë vendin në zgjedhje.

“Partia në pushtet në mënyrë të paprecedentë, pa konsultim me partitë opozitare vendosi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje”.

“Ky ligj duhet pjesë e reformës zgjedhore, reforma të tilla bëhen me përfshirjen dhe sidomos nën drejtimin e opozitës”.

Kreu i LDK-së tha se “me vendimet e sotme, VV-ja ka përjashtuar opozitën, shoqëritë civile”.

“Veprime të sotme janë mënyrë e shantazhit. VV-ja po tregon se nuk është e zonja të përballet me problemet më fondamentale, siç është pandemia dhe rimëkëmbja ekonomike. Kurti u përpoq të shantazhonte opozitën, duke thënë se nëse nuk votohet presidenti, vendi shkon në zgjedhje”.

Ai tha se “LDK është treguar konstruktive dhe Kryesia e saj kishte vendosur për qëndrimin në sallë në seancën ku do të zgjidhjes presidentja. Shantazhi i sotëm tregon që Kurti ose nuk dëshiron ta zgjedh presidente Osmanin ose nuk është i gatshëm ta marrë drejtimin e shtetit. Rrezikojnë gatishmërinë për konstruktivitet”.

Qeveria e Kosovës ka votuar Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Zgjedhje dhe ia ka proceduar Kuvendit për votim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore