Lojëra

Nerd Street Gamers: turneu i parë ekskluziv për femra në VALORANT


Kompania e infrastrukturës së esporteve (electronic sports/sporte elektronike) Nerd Street Gamers, është emëruar së fundi si operatori kryesor i Kampionatit Botëror të VALORANT 2021.

Marrëveshja do të vendosë Nerd Street Gamers (NSG) përgjegjës për regjistrimin, operimin dhe prodhimin e çdo eventi nga janari e deri në mars. Pas marsit, një tjetër kompani do të zgjidhet për t’u marrë me evented dhe transmetimin e kampionatit.

Shefi Ekzekutiv i NSG, John Fazio, foli për esportsinsider:

Është nderë të jemi pjesë e zhvillimit të VALORANT. Pasi VALORANT u lëshua zyrtarisht në tregun botëror (verën e kaluar), Riot Games është përpjekur të integrojë mundësi të volitshme aksesi për të gjithë video lojtarët. Sigurisht, duke iu bashkëngjitur misionin tonë të zgjerimit të fushës së operimit së esporteve.

Gjithashtu, jemi tejet krenarë që arritëm të themelojmë turneun e parë vetëm për femra në Amerikën Veriore për VALORANT, i cili do jetë pjesë e një serie eventesh dhe kampionatesh”.

NSG u zgjodh nga Riot Games, kompania që krijoi dhe zhvilloi fushatën e publicitetit të video lojës VALORANT.

NSG bazohet në Philadelphia (SHBA) dhe nuk është rishtar si zvhillues kampionatesh për VALORANT. Në 2020 kompania bashkëpunoi me ekipe profesionale video lojërash si T1 dhe FaZe Clan, për të drejtat e transmetimit të serisë së kompeticioneve ‘Ignition’ të video lojës. Kjo ndodhi përpara se Riot Games të prezantonte infrastrukturën e re për VALORANT në esportet.

Krahas John Fazio-s, edhe Chris Greeley, Drejtori i Esporteve tek Riot Games, foli për këtë bashkëpunim:

NSG ka eksperiencë në këtë fushë, duke qenë se ka organizuar disa kampionate për VALORANT. Aq sa mendoj se mbetet një partner dhe zgjedhje e qëndrueshme për zhvillimin e Turneut të Kampionëve”.

Eventet e para të Turneut të Kampionëve do të zenë vend nga 27 janar deri në shtatë shkurt. Ndërsa hapja e Turneut të Mjeshtrave, do të zhvillohet në 19 mars./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore