Aplikacione

Nëpunësve civilë holandezë nuk do t’ju lejohet përdorimi i TikTok


Nëpunësve civilë holandezë nuk do t’ju lejohet përdorimi i aplikacionit TikTok në telefonat e tyre të punës, tha Ministria e Brendshme holandeze.

Kjo pas vendimeve të ngjashme nga vendet e tjera evropiane.

Agjencia holandeze e inteligjencës AIVD, muajin e kaluar renditi Kinën, Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut si vendet që kishin program sulmues kibernetik, që krijonte rrezikun e spiunazhit.

India Banned TikTok And The U.S. Could Be Next | HuffPost Latest News

Belgjika këtë muaj gjithashtu mori vendimin për ta ndaluar TikTok-un.

Gjithashtu edhe zyra e Kabinetit britanik ka vendosur të ndalojë TikTok në telefonat e qeverisë. Vendimi është marr pasi u vërejtën rreziqe potenciale në sigurinë e të dhënave të përdoruesve të këtij aplikacioni.

TikTok është një aplikacion i njohur për video që ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve në mbarë botën.

Megjithatë, disa shtete dhe organizata janë shprehur për shqetësimet e tyre në lidhje me mënyrën se si ky aplikacion trajton të dhënat e përdoruesve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore