Lajme

Nëntë raste të dhunës ndaj gruas, në ditën kur një grua zgjedhet presidente


Në 24 orët e fundit, është raportuar se në Kosovë janë dhunuar fizikisht e psiqikisht nëntë gra. Në një raport të përditësuar të Policisë së Kosovës raportohet se një baba nga Prishtina ka shtyrë në vetëvrasje vajzën e tij duke i bërë presion psikik.

Viktima në këtë rast ka mbijetuar nga tentim vetëvrasja pasi ka pranuar tretman mjekësor.

Policia nuk jep detaje rreth mënyrës se si kjo vajzë deshi ti merrte jetën vetes, por bëhet e ditur se babai i sajë është arrestuar dhe pas intervistimit nga zyrtarët e rendit, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka arrestuar edhe një burrë në Prishtinë, i cili ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Pas intervistimit i dyshuari, aktualisht sipas procedurave, është dërguar në mbajtje.

Për “Dhunë në Familje” rastin të dielën e ka raportuar edhe një nënë. Ajo ka lajmëruar policinë pasi që djali i sajë e ka sulmuar fizikisht. Sipas deklaratës që kjo nënë ka dhënë në organet e rendit se djali është me çrregullime mendore, i dyshuari është dërguar në QKUK në Klinikën Psikiatrike për trajtim të mëtejmë, ndërsa rasti po zhvillohet në procedurë të rregullt.

Një burrë tjetër nga Prishtina ka kërcënuar gruan e tij, shtetase e huaj. Kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë Policinë e Kosovës se kërcënimi erdhi pas një mosmarrëveshje nga bashkëshorti i saj.

Në Bresje të Fushë Kosovës një burrë është arrestuar nga policia pasi që ka maltretuar anëtarët e familjes së tij. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Problemet për ndarje të pasurisë, kanë quar në mosmarrëveshje një motër e vëlla në Prishtinë. Vëllai pasi nuk ka arritur të merret vesh me të motrën, ka ushtruar dhunë psikike ndaj sajë dhe ka dashur ti vras qenin.

Pasi ka dalë në vendin e ngjarjes, Policia ka sekuestruar një revole dhe një karikator me 4 fishek të kalibrit 9 mm. Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që ky burrë të dërgohet në mbajtje.

Një grua nga Prizreni ka pranuar tretman mjekësore pasi që është sulmuar fizikisht nga i burri. Viktima ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti e ka sulmuar. Ajo ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësorë por burri është arratisur.

Për dhunë në familje ka raportuar edhe një nënë nga Suhareka. Ajo ka njoftuar organet e rendit se djali i sajë e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, njëkohësisht i dyshuari ka kërcënuar verbalisht edhe babin. Më pas i dyshuari me një mjet të fortë ka dëmtuar veturën e prindërve. Pas intervistimit ai është dërguar në mbajtje, pasi që kështu kishte vlerësuar prokuroria e shtetit.

Duke e quar numrin në nëntë raste për “Dhunë në familje” në Kosovë për vetëm 24 orë, një baba nga Istogu ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Pas lëndimeve të marra, viktima është dërguar në Spital ku ka marrë tretman mjekësor, ndërsa babain e sajë, Policia e ka intervistuar e më pas prokuroria e ka dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore