Familja

Nënat e reja, recetat tradicionale të domosdoshme pas lindjes


Nënat e reja ende u drejtohen recetave dhe zakoneve të vjetra për shërimin pas lindjes. Kjo, veçanërisht, në mesin e nënave me ngjyrë dhe atyre nga familjet emigrante.

Shumë kultura kanë zakone të veçanta pas lindjes dhe shohim që ka ngjashmëri të dukshme midis tyre. Një studim ndërkulturor i vitit 2010, i botuar në revistën Archives of Women’s Mental Health, zbuloi se periudha e shërimit pas lindjes kudo është pothuajse në mënyrë për 40 ditë.

Për më tepër, ushqimet tradicionale pas lindjes, pavarësisht nga specifikat e tyre, vlerësohen për arsye të ngjashme: për të “ngrohur” trupin e femrës, për të ndihmuar në tretje, për të rimbushur minerale ose për të rritur furnizimin me qumësht.

“Nuk ka rëndësi nga cila kulturë jeni, shumë prej këtyre temave shfaqen sepse ka të vërteta dhe fakte mjekësore nga vijnë”, tha Dr. Jennifer Conti, një OB-GYN me bazë në Bay Area, asistent profesor klinik në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Stanford.

“Gratë vdisnin gjatë gjithë kohës kur lindnin ose pas saj”, tha Dr. Conti. “Në mungesë të ilaçeve moderne, nëse gjërat që mund të bësh për ta mbajtur gjallë një person janë t’i mbash të ngrohtë, të ushqyer mirë, të pushuar, atëherë ka kuptim që këto janë lloje të mbështetjes që ju përshkruani”.

Pavarësisht nëse këto ushqime dhe praktika kanë veti të vërtetuara ushqyese ose medicinale, ka një vlerë të pamatshme në ushqimin e nënës pas lindjes.

Ushqimet përfaqësojnë pushim dhe ndihmë, të nevojshme për shërimin fizik dhe emocional. Ndoshta nuk ka asnjë provë që ushqimet tradicionale sjellin nënat në gjendje të mirë fizike, por sërish një kujdes më i madh dhe përkushtim duhen atë periudhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore