Këngëtarja e njohur, Britney Spears prej kohësh është shkëputur nga muzika. Ylli i shumë hiteve botërore ka zbuluar së fundmi se nëna e saj i është përgjëruar që të nisë të këndojë. 39-vjeçarja ka ndarë në Instagram një video të saj duke performuar këngën, “You got it all”.
Përkrah videos ajo ka shkruar se tashmë e ka harruar edhe vetë se mund të këndojë…
Mami më dërgoi këtë dhe më kujtoi që mund të këndoj! Më tha: ‘Ti nuk këndon më… duhet ta bësh sërish’. Në fakt nuk e kam parë kurrë këtë performancë. Është një nga udhëtimet e mia të para vetëm, më kujtohet vetëm që thosha ‘Wow Singapore’.
Spears nuk ka publikuar asnjë album që nga viti 2016-të. Rikujtojmë, se së fundmi, ylli i muzikës pop sapo ka fituar gjyqin e gjatë dhe të vështirë kundrejt babait.
Ndërkaq, disa kohë më parë “New York Times” publikoi një dokumentar për jetën e Britney Spears dhe jetën e saj të kontrolluar nga babai, dokumentar i cili u quajt “Framing Britney Spears”. Pas këtij dokumentari ka reaguar menjëherë i dashuri i Britney-t, Sam Asgahar-i duke u shprehur se nuk ka aspak respekt për të atin e saj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sean ‘Diddy’ Combs i përgjigjet akuzuesit Rodney Jones duke zbuluar problemet e tij ligjore të së kaluarës
-
Rebel Wilson pretendon se një anëtar i familjes mbretërore fshihet pas organizimit të festave të shfrenuara me orgji dhe drogë
-
Pse (nuk) duhet të legalizohet marihuana në Kosovë?
-
“Stina pa fund” e alergjisë ka ardhur – më shpejt
Lajmet kryesore
-
Rama ‘letër publike’ Ranuccit: Hodhët një tjetër hap fals, fatkeqësi që bëni krahasime me Kremlinin
-
Politico: Rreziku që vjen me zgjedhjen e Belerit si kandidat për zgjedhjet Evropiane
-
Lufta në Ukrainë: Amerika i jep fshehurazi Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi
-
Bislimi e Petkoviç sërish në Bruksel për dinarin