Përballje

Nedimi shënon, por Interi fiton


Një ndër ndeshjet më dramatike të Kupës së Italisë u zhvilla sontë në “Guizeppe Meazza”.

Inter-i ishte nikoçire e Empoli-t në një ndeshje, që të paktën në letër, konsiderohej e lehtë për zikaltërit.

Në fakt, edhe fillimi i takimit e tha të njëjtën gjë.

Alexis Sanchez, që e zëvendësoi Correa-n e lënduar në minutën e pestë, shënoi vetëm pas tetë minutash.

Pas asistimit të Denzel Dumfries, ai e dërgoi topin në fundin e rrjetës, me Inter që morri epërsinë.

Zikaltërit atë epërsi e mbajti deri në minutën e 60-të.

Atëherë, në skenë u ngjitën shqiptarët në zonën e penalltisë së Inter-it.

Një pasim i Kristjan Asllanit, e gjeti Nedim Bajramin, i cili bukur e kontrolloi me gjoks dhe me të majtën e dërgoi topin në fundin e rrjetës së Inter.

Topi në fundin e rrjetës së Inter përfundoi edhe njëherë, por këtë gabimisht aty e dërgoi Radu.

Kur u duk se gjithçka do mbyllej me fitoren 1-2 të Empoli-t, Inter theu zemrat e tyre.

Ranocchia barazoi në 2-2, dhe ndeshja iu drejtua vazhdimeve.

Në vazhdime, Inter shënoi edhe njëherë me Sensi-n dhe arriti fitoren e pritur, por me shumë më shumë vështirësi se që pritën.

Në çerekfinale, ata do të përballen me fituesin e takimit Roma – Lecce.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore