Sport

Nedim Bajrami vendimtar në fitoren e Empoli-t (VIDEO)


Empoli ka arritur të fitojë me përmbysje në ndeshjen e javës së 14 në Serie A përballë Fiorentina-s. Fillimisht miqtë shënuan me të përhershmin, Dusan Vlahovic-in, por në minutat e fundit të takimit do të vinin dy golat e vendasve.

Filippo Bandinelli në minutën e 87 dhe Andrea Pinamonti në minutën e 89 sollën përmbysjen në “Carlo Castellani”.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, edhe pse e nisi ndeshjen nga stoli, arriti të linte gjurmë në këtë takim. Pikërisht, shqiptari i lindur në Zyrih, dhuroi topin te Pinamonti, i cili më pas do e dërgonte në rrjetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore