Shqipëria

Në vetëm 24 orë konstatohen 31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike


Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë evidentuar vetëm në një ditë 31 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Për këtë shkak kanë rënë në pranga 12 shtetas janë proceduar 12 të tjerë dhe janë shpallur në kërkim shtatë shtetas.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Nëntë raste ishin në qytetin e Tiranës, katër në qytetin e Fierit, Shkodrës, Durrësit, tre në atë të Vlorës, dhe dy në Korçë, Lezhë dhe Elbasan.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Kontrollet po vijnë në prag të një krize të pritshme energjetike,  ku Policia e Shtetit në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka vijuar punën për evidentimin e rasteve të vjedhjes së energjisë në gjithë territorin e vendit.

Vetëm në një javë janë konstatuar mbi 50 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore