Sport

Në Turqi janë të bindur, Kombëtaren e Kosovës do e drejtojë ish-trajneri i Besiktas-it


Mediat turke kanë njoftuar këtë të mërkurë se Federata e Futbollit të Kosovës e ka gjetur trajnerin e ri, që do të drejtojë “dardanët”.

Kosova shkarkoi, Bernard Challandes-in tetorin e kaluar dhe është duke kërkuar një trajner të ri, pas gati më shumë se tre vitesh.

Pas bisedimeve në ditët e fundit me, Ersun Yanal-in, në skenë është shfaqur dhe emri i, Sergen Yalcin-it. 49-vjeçari për herë të fundit kishte drejtuar skuadrën e Besiktas-it.

Dhe është pikërisht, Yalcin-i ai që besohet se do të marrë drejtimin e Kosovës. Ai ka një karrierë të pasur me skuadrat turke.

Para Besiktas-it, Yalcin-i ka drejtuar skuadra si: Yeni Malatyaspor-in, Alanyaspor-in, Konyaspor-in, Eskisehirspor-in, Kayserispor-in, Gaziantepspor-in, Sivasspor-in, si dhe në sektorin e të rinjëve të Besiktas-it.

Në sezonin e kaluar, 49-vjeçari arriti të fitonte Superligën dhe Kupën e Turqisë me Besiktas-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore