Financa

Në rritje investimet e huaja në Shqipëri


Në vitin 2019-të është rritur ndjeshëm numri i bizneseve të huaja dhe i bizneseve me bashkëpronar shqiptar në vendin tonë. Gjatë këtij viti niveli i investimeve është rritur me 26.2% më shumë krahasuar me vitin 2017-të.

Në vitin 2019-të në vendin tonë kanë operuar 6 mijë e 443 ndërmarrje të huaja duke pësuar kështu një rritje me 184 ndërmarrje më shumë se në vitin 2018-të.

Shitjet neto të realizuara nga ndërmarrjet e huaja dhe ndërmarrjet e përbashkëta përbëjnë 20,5% të shitjeve neto të ndërmarrjeve në vitin 2019-të. Këto biznese të vendosura në territorin shqiptar kanë në total 16.1%  të të punësuarve.

Sipas të dhënave të INSTAT (Institutit të Statistikave), këto biznese që zotërohen nga shtetas të huaj, por edhe me bashkëpronar shqiptar janë të fokusuar më së shumti në sektorin e shërbimeve, në tregti dhe në industri.

Në vlerë monetare peshën më të madhe të stokut të investimeve e ka zënë Zvicra me 1.4 miliardë euro, Holanda me 1.2 miliardë euro, Kanadaja 1.1 miliardë euro dhe Italia me 764.8 milionë euro.

Raporti i INSTAT-it tregon se mbi 50% e totalit të eksporteve të kryera gjatë periudhës 2017-2019 janë realizuar nga këto biznese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore