Lajme

Kinë/ Në rradhë për të bërë testin e Covid-19


Pekini ka urdhëruar më shumë teste të coronavirus-it, pasi një numër i madh rastesh u raportuan në kryeqytetin kinez.

Departamenti i shëndetit të qytetit tha se të gjithë banorët e rretheve Xicheng dhe Dongcheng duhet t’i nënshtrohen testimit të premten dhe të shtunën. Rezultatet do të merren brenda pak orësh, nga një aplikacion që mund të shkarkohet në celular.

Në një lagje në Dongcheng, mijëra njerëz u rreshtuan, në temperatura të ulta dhe pritën të hynë në ndërtesë që të bëjnë testin.

Testimi i detyrueshëm ka qenë një tipar kryesor i Kinës për të përballuar valën e re të përhapjes të virusit. Shumë dyqane, zyra dhe institucione tani kërkojnë prova të një rezultati negativ të kryer kohëve të fundit, për të marrë shërbime.

Pekini ka regjistruar vetëm 19 raste të reja gjatë javës së kaluar. Gjurmimi rigoroz ka nxitur urdhra për të testuar të gjithë ata që mund të kenë rënë në kontakt me dikë që mbart virusin.

Rastet e fundit të konfirmuara kanë qenë kryesisht në zona periferike, por disa prej tyre kishin udhëtuar në qendër të qytetit para se të dilnin pozitivë për virusin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore