Shqipëria

Në pranga 10 persona, midis tyre dhe dy mjekё për falsifikim testesh Covid-19


Një operacion i ndërmarrë nga Prokuroria e Tiranës për falsifikimin e testeve të Covid-19.

10 persona janё vendosur nё pranga në qytetin e Tiranës, dy prej tё cilёve ushtronin profesionin mjekё.

Aktiviteti i jashtëligjshëm u zbulua, pasi njё person kërkoi të ndryshonte të dhënat e njё testi me justifikimin se ishin të pasakta.

Pjesёtarёt e tjerё tё grupit kriminal kryenin aktivitete tё tilla, si falsifikim, apo gjetje e agjencive tё udhёtimit.

Ёshtё sekuestruar, po ashtu, dhe baza e falsifikimit të testeve.

Testet shiteshin kundrejt vlerave 35-40 euro, njofton Prokuroria.

Nuk është hera e parë që një aktivitet i tillë kriminal regjistrohet në Shqipëri.

Rreth një muaj më parë një qytetar 35-vjeçar u ndalua në qytetin e Vlorës, pasi kishte mundësuar dy teste falas për dy shtetas italianë.

Po ashtu në janar të këtij viti, katër banorë të qytetit Tiranë u arrestuan nën të njëjtën akuzë. Shtetasit me iniciale E.V., G. K., K. Ç., P.C. mundësonin udhëtime drejt Gjermanisë me teste covid dhe dokumente të tjera të falsifikuara, kundrejt pagesës 600 euro.

Më 15 maj, policia kufitare e Rinasit arrestoi gjashtë persona të tjerë banues në Burrel, Tiranë, Shkodër dhe Berat, të cilët nëpërmjet testeve fals kalonin udhëtarë drejt Vjenës, Brukselit dhe Romës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore