Lajme

Në portet e Odesa-s fillojnë të formohen karvanët me grurë


Administrata e Porteve Detare në Ukrainë (AMPU) ka filluar përgatitjen e porteve të Odesa-s, Chornomorsk-ut dhe Pivdenny-t për rifillimin e punës.

Kjo, në lidhje me nënshkrimin në Stamboll të Iniciativës për eksportin e drithit dhe produkteve ushqimore të lidhura përmes detit.

Lajmi është raportuar nga agjencitë vendase, duke cituar shërbimin për shtyp të AMPU-së.

“Duke marrë parasysh sa më sipër, ju njoftojmë se mbërritja dhe nisja e anijeve drejt porteve detare të specifikuara do të kryhet duke formuar një karvan, i cili do të shoqërohet nga anija drejtuese”, thuhet në mesazh.

Për të hartuar plane për formimin e karvaneve, AMPU-ja kërkon të dorëzojë aplikime për përfshirjen e anijeve me e-mail.

Gjatë nënshkrimit të Nismës dhe menjëherë pas saj, Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan dhe Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov, njoftuan se lëvizja e mjeteve lundruese mund të rifillojë në ditët në vijim.

Më 23 korrik, trupat ruse goditën me raketa portin detar të Odesa-s – dy raketa u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore, dy të tjera goditën objektet infrastrukturore të portit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore