Lajme

Në Pejë ndalohen tre persona të dyshuar për vjedhjen e 20 mijë eurove


Prokuroria Themelore e Pejës.

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë të ditur se janë ndaluar tre persona të cilët dyshohen se duke vepruar në grup kanë arritur t’i vjedhin një personi deri 20 mijë euro.

Prokuroria këtë e ka bërë të ditur përmes njoftimit të lëshuar të hënën.

“Tre të dyshuarit duke vepruar si anëtar të grupit kanë arritur t’i vjedhin nga i dëmtuari shumën e parave në vlerë prej njëzetmijë (20.000) mijë eurove, ku pas koordinimit të Prokurorit të Shtetit me Policinë e Kosovës, tre (3) të dyshuarit (H.A., E.H., dhe M.A.,) janë arrestuar mbrëmë rreth orës 18:00”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërsa të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës të dielën.

Policia e Kosovës.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar 48 orë”.

Ndërsa brenda afatit ligjor, nga Prokuroria Themelore në Pejë është thënë se do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre të pandehurve në gjykatën kompetente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore