Shqipëria

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 41-vjeçari nga Gjilani


Policia e Shtetit ka bërë me dije se është arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Bullgarisë

Shtetasi me inicialet I.M, 41 vjeç, banues në Gjilan, u arrestua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë.

Policia bën me dije se gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil-it në Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg.

Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Policinë Kukës, bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Bullgarisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore