Sport

Në Dortmund e pranojnë, mbajtja e Haaland-it do të jetë e vështirë


Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund-it, Hans-Joachim Watzke, e ka pranuar se mbajtja e Erling Haaland-it në skuadër përtej verës së vitit 2022 do të jetë shumë e vështirë.

“Do të jetë e vështirë ta mbash Erling Haaland-in në klub për një kohë të gjatë”, ka thënë Watzke për “Die Welt”.

Haaland-i në vitin 2022 do të ketë një klauzolë lirimi midis 75-100 milionë eurove dhe kjo do të jetë mënyra më e mirë për klubet e mëdha që ta marrin sulmuesin, duke qenë se vlera e tij reale është më e lartë.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur lojtarët tanë kryesorë me ne në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Për Haaland-in janë një numer i madh klubesh që kërkojnë shërbimet e tij, mes të cilëve Real Madrid, Barcelona, PSG, Manchester City, Manchester United, Bayern Munich, apo dhe Juventus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore