Zgjedhjet në Kosovë

Ndryshimi i papritur në Han të Elezit: PDK mposht kandidatin e pavarur Rufki Sumën


Hani i Elezit

Në komunën e Hanit të Elezit ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në raundin e parë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me kandidatin e saj Mehmet Ballazh e ka fituar garën për qytetin e Hanit të Elezit.

Ballazhi ka fituar me 50.98% të votave, përkatësisht ai ka marrë 2 mijë e 485 vota nga 8 mijë e 467.

Kryetari i deritanishëm i kësaj komune, Rufki Suma ka marr 42.47% të votave ose 2 mijë e 70 vota.

Ndërsa kandidati i tretë ka mbetur Sherif Berisha i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka arritur të marr vetëm 319 vota ose 6.54% të votave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore