Lajme

Ndryshimi i Ligjit Zgjedhor dhe Kushtetutës, protestojnë boshnjakët


Mijëra qytetarë kanë protestuar në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës duke shprehu pakënaqësitë e tyre për vendosjen e ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor të BeH dhe Kushtetutë, shkruan Oslobodenje.

Tubimi u organizua nga një grup joformal qytetarësh, ndërsa njëri prej organizatorëve, Nihad Aliçkoviç, tha se arsyeja e protestës ishte “imponimi i ndryshimeve në ligjin zgjedhor me dhunë”.

“Ky është imponimi i aparteidit, ky është çimentimi i ndarjeve etnike, krijimi i të ashtuquajturit entiteti i tretë që u gjykua në Hagë, kjo është mbështetje e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha Aliçkoviç.

Përfaqësuesi i lartë i Bosnje dhe Hercegovinës, Christian Schmidt, tha para ndërtesës së OHR-së në një konferencë për media, ndër të tjera, se më 2 tetor i është dashur të vendosë ndryshime në Ligjin Zgjedhor dhe ndryshime kushtetuese në Federatën e Bosnjë-Hercegovinës për t’i dhënë fund bllokadave të institucionet.

Më 2 tetor, qytetarët në Bosnjë e Hercegovinë kanë votuar në zgjedhjet e përgjithshme ku janë përcaktuar parlamentet e kantoneve, entiteteve dhe kombëtare si dhe anëtarët e Këshillit Presidencial Shtetëror.

Anëtarët boshnjakë dhe kroatë të Këshillit Presidencial që është organi më i lartë i shtetit do të zgjidhen brenda FBeH-së, ndërsa anëtari serb do të zgjidhet brenda RS.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore