Rajoni

Ndryshimet politike nuk përmirësojnë marrëdhëniet Mal i Zi – Serbi


Flamuri i luftës malazeze, majtas dhe flamuri i vjetër i Malit të Zi, djathtas, Beograd, Serbi, 17 shkurt 2020. Nacionalistët serbë pretendojnë se ligji për të drejtat e fesë i miratuar nga parlamenti i Malit të Zi do të çojë në konfiskimin e pasurisë së kishës serbe në Malin e Zi

Përpara vizitës së parë zyrtare të Ministres së Shëndetësisë të Malit të Zi, Jelena Borovinic Bojovic, në Serbi të martën, për të negociuar blerjen e vaksinave Covid-19, marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbisë ishin mё tё ngira nga sa mund tё pritej, megjithë ndryshimin në qeveri në Podgoricё.

Ministrja do të vizitojë Serbinë pёr gati një muaj, pasi Kryeministrja Serbe, Ana Brnabic i dhuroi një sasi të vaksinave ruse Sputnik V Podgoricës në 17 shkurt.

Këto kanë qenë kontaktet e vetme zyrtare midis dy qeverive që kur tre blloqe opozitare fituan një shumicën në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi gushtin e kaluar, duke përjashtuar Partinë Demokratike të Socialistëve, DPS, me pushtetin e gjatë të Presidentit aktual Milo Djukanovic.

Dragan Gjukanovic, kreu i Organizatёs Joqeveritare për Politikën e Jashtme me qendër në Beograd, tha se marrëdhëniet midis dy vendeve nuk janë ato që duhet të ishin, megjithë ndryshimin e regjimit në Malin e Zi.

“Marrëdhëniet Serbi-Mali i Zi nuk janë aq të mira sa pritej, pavarёsisht ndryshimit të qeverisë në fund të gushtit në Malin e Zi. Ato nuk po ndjekin dinamikën që pritej”, tha Djukanovic për BIRN.

Pavarësisht zotimeve për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, të dy qeveritë kanë pasur mosmarrëveshje në muajt e fundit. Më 25 janar, kryeministri malazes Zdravko Krivokapic refuzoi të anulojё dëbimin e ish ambasadorit serb, Vladimir Bozovic, duke thënë se kjo mund të shkelte nenin 9 të Konventës së Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike.

Qeveria e Djukanovic, shpalli Bozovic person non grata nëntorin e kaluar

Qeveria e mёparshme citoi deklarata të pretenduara të papranueshme rreth historisë dhe shtetësisë malazeze, të bëra prej tij.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sugjeroi që Bozovic të qëndronte në post në rast se Brnabic vizitonte Malin e Zi. Në 19 mars, Vucic tha se shpresonte që të dy Krivokapic dhe Presidenti Djukanoviç të vizitonin Serbinë.

“Mali i Zi dhe Serbia janë vende shumë të afërta dhe është e pakuptueshme që t’i lejojnë vetes një nivel kaq të ulët marrëdhëniesh. Do të ishte një ide e mirë të caktojmë një seancë të përbashkët qeveritare në vend që të grindeshim për ambasadorët me akuza nga udhëheqësit e të dy vendeve”, tha Raonic për BIRN.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janё tё paqёndrueshme qёkur Mali i Zi deklaroi pavarësinë nga një bashkim i lirë shtetëror me Serbinë në vitin 2006.

Ato u përkeqësuan në tetor tё vitit 2008, kur Mali i Zi njohu pavarësinë e Kosovës

Presidenti malazes Filip Vujanovic vizitoi Serbinë në vitin 2009 – por zyrtarët malazezë  akuzuan Serbinë për dhënien e mbështetjes politike ndaj opozitës malazeze.

Djukanovic nuk vizitoi zyrtarisht Serbinë deri në vitin 2013, kur Partia Përparimtare Serbe e Vucic u bë një anëtar kryesor i qeverisë Serbe.

Që atëherë, Djukanovic dhe Vucic kanë promovuar një bashkëpunim më të mirë politik, duke nxitur që marrëdhëniet mё tё mira tё dy vendeve nё dekada.

Por, megjithë disa ftesa malazeze, Vucic nuk e ka vizituar kurrë zyrtarisht Malin e Zi – edhe pse në tetor tё vitit 2020 mori pjesë në varrimin e peshkopit të lartë të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Metropolitani Amfilohije.

Marrëdhëniet e Vucic me Djukanovic u krisёn pёrsёri pasi homologu i tij malazes e akuzoi atë për dhёnien e ndihmës ndaj opozitës pro-serbe dhe mbështetjes sё protestave tё vitit tё kaluar në Malin e Zi, të udhëhequr nga Kisha Ortodokse Serbe kundër një ligji të ri mbi fenë.

Në zgjedhjet parlamentare që humbi vitin e kaluar, partia e Djukanovic akuzoi pёrsёri Serbinë për mbështetjen e rivalëve të saj politikë dhe për minimin e shtetësisë malazeze.

Dragan Djukanovic tha që të dy vendet duhet të përshpejtojnë ritmin e vizave zyrtare për një marrëveshje të mirë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore