Sport

Ndryshimet në Champions League/ UEFA nuk ndalon planet e tyre


E eklipsuar nga krijimi i Superligës, UEFA nuk ka ndalur veprimtaritë e tyre.

Ata kanë konfirmuar që edhe zyrtarisht është bërë ndryshimi i formatit të Champions League-s.

Gara më e madhe për klube në botë aktualisht, do të ketë ndryshime që do të implementohen nga viti 2024.

Nga 2024/25, në Champions do të marrin pjesë 36 skuadra, në vend të 32 që janë tani.

Do të ketë një mundësi të dytë për skuadrat elitarë që dështojnë të kualifikohen.

Në vend të fazës së grupeve, Champions League do të përdor një sistem lige.

Tetë skuadrat më të mira do të luajnë në fazën “knock-out”.

Çdo skuadër garantohet të paktën dhjetë ndeshje në sezon, duke rritur të ardhurat.

Ky ndryshim u votua sot unanimisht nga Asociacioni i Klubeve Evropiane dhe UEFA. Në mesin e votuesve ishte edhe Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së.

Klubi francez ka refuzuar pjesëmarrjen në Superligë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore