Sport

Ndryshimet klimatike, Sebastian Vettel mendon largimin nga Formula 1


Ylli i Formula 1 (F1), Sebastian Vettel, ka deklaruar se po mendon të tërhiqet nga sporti mes shqetësimeve për ndryshimet klimatike.

Duke folur në “Question Time” të “BBC”-se, piloti i Aston Martin tha se ndihet “hipokrit”, ndërsa vijon fushatën pro-mjedisit dhe njëkohësisht garon në F1.

Vettel mbajti të veshur një bluzë gjatë Çmimit të Madh të Miamit, ku shkruhej “Miami 2060. Çmimi i parë i Madh nën ujë. Vepro tani ose noto më vonë”.

Pilotit gjerman, i cili fitoi katër tituj radhazi me Red Bull nga viti 2010 deri në 2013, iu tha se garimi në një sport ku përdoret gazi e bën hipokrit.

“Ka pyetje qe ja bej vetes çdo ditë. Unë nuk jam një shenjtor, por jam shumë i shqetësuar për të ardhmen”, tha Vettel.

“Është diçka që unë pyes veten nëse duhet të garoj në Formula 1 dhe të udhëtoj nëpër botë”.

“Është pasioni im të drejtoj një makinë dhe e dua atë, dhe sa herë që futem në një makinë më pëlqen, por kur dal nga makina mendoj: ‘A është kjo diçka që duhet të bëjmë, të udhëtojmë nëpër botë dhe duke humbur burimet?’”, vijoi gjermani.

Marrëveshja aktuale mes Aston Martin dhe Vettel përfundon në fund të kalendarit rekord të këtij sezoni me 23 gara.

Drejtuesit e F1 kanë premtuar se deri në 2026, makinat e garave do të përdorin karburant të qëndrueshëm, me zero karbon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore