Sport

Ndikimi i pandemisë, Franca ka shpërndarë 8 miliardë euro për sportin


Franca vijon të ndihmojë botën e sportit. Qeveria franceze ka njoftuar një sërë ndihmash, nga të cilat përfitojnë kompanitë sportive dhe bizneset që lidhen me këtë fushë. Me këto të fundit, që u prekën nga kufizimet dhe masat shëndetësore të vendosura për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Në fakt, kompanitë që kanë humbur më shumë se 65% të të ardhurave të tyre, për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria do të përfitojnë nga ndihmat.

Një nga sektorët me humbjen më të madhe është futbolli. Kjo, për shkak të kufizimit të numrit të tifozëve në shkallët e stadiumeve.

Në fund të dhjetorit 2021, Franca deklaroi kufirin prej pesë mijë personash për ngjarjet sportive në natyrë dhe dy mijë në ambientet e mbyllura.

Reduktimi i kapaciteteve është një masë që ka prekur kryesisht sportin profesionist në Francë. Në veçanti, klubet e futbollit dhe regbisë, dy sporte shumë të njohura për publikun francez.

Franca ka ndihmuar sektorin e sportit me mbi 8 miliardë euro që nga fillimi i pandemisë. Bizneset, që kanë lënë më shumë se 50% të të ardhurave të tyre, për shkak të kufizimeve të miratuara në dhjetor, do të kenë gjithashtu mundësi për të përfituar nga këto paketa ndihme.

Ndërsa, kompanitë që kanë marrë kredi me garanci shtetrore, tashmë afati i shlyerjes së saj do të kalojë nga gjashtë në dhjetë vjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore