Lajme

Ndihmoni ushtarët në Azovstal tani! – Kalush Orchestra me mesazh politik në natën finale të Eurovision


Ndërsa në gjysmëfinale deklaratat politike u evituan, nata finale e pati të pashmangshme të mos shihte një mesazh politik nga performanca e Ukrainës në Eurovision Song Contest.

“Ndihmoni Mariupolin. Ndihmoni ushtarët në Azovstal tani!”.

Ishte ky mesazhi mesazhi i Kalush Orchestra pasi përmbyllën performancën e këngës së tyre “Stefania” në skenën e Eurovisionit në Torino.

Situata në Mariupol ka qenë në fakt ndër më të ndjerat që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Gjithë sytë e botës janë të kthyer për nga fabrika e çelikut dhe qymyrit, Azovstal, ku po rezistojnë ende ushtarët azov, si përpjekje për të mos e lënë qytetin portual jugor të bjerë tërësisht në dorën e rusëve.

Teksa mesazhi i qartë, pritet ndërkohë edhe votimi për këngën fituese, ku ukrainasit, janë ndër të preferuarit e publikut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore