Euro 2020

Ndeshjet vendimtare për kualifikim nga Grupi D


Në ora 21:00 do të luhen dy ndeshje të zjarrta të Grupit D. Kroacia do të përballet me Skocinë dhe Republika Çeke me Anglinë.

Finalistja e Kupës së Botës, Kroacia, është befasia më e madhe e këtij Kampionati Evropian, pasi ata radhiten në pozitën e tretë me vetëm një pikë.

Skocia, po ashtu, ka vetëm një pikë, të cilën e fitoi përballë rivalëve të zemrës, Anglisë. Këto dy skuadra do të luftojnë për fitore, pasi çdo rezultat tjetër nuk i kualifikon për fazën e radhës.

Ndërsa përballja mes Anglisë dhe Republikës Çeke është duel mes liderëve të grupit, pasi të dyja skuadrat kanë nga katër pikë.

Gjatë këtij Kampionati Evropian, Kroacia ka humbur ndeshjen me Anglinë, me rezultat 1:0, dhe ka barazuar me Republikën Çeke 1:1.

Skocia ka humbur ndeshjen përballë Çekisë me rezultat 2:0 dhe ka barazuar me Anglinë me rezultat 1:1.

Kroacia dhe Skocia janë përballur pesë herë gjatë historisë. Tri ndeshje kanë përfunduar me barazim dhe dy i ka fituar Skocia.

Në anën tjetër, Anglia dhe Çekia janë përballur tri herë, nga të cialt kanë nga një fitore secila, dhe një barazim.

Kroacia dhe Skocia luftojnë vetëm për fitore, ndërsa Anglia dhe Çekia e kanë pothuajse të sigurt kualifikimin edhe nga pozita e tretë.

Anglia konsiderohen si një nga favoritët për të fituar Kampionatin Evropian, por ndeshja e fundit kundër Skocisë, i ka ulur shpresat shumë tifozëve.

Kroacia nuk po luajnë futbollin dominant që luanin në Botërorin e vitit 2018.

Ata ishin më të mirë në ndeshjen përballë Çekisë, por rezultati nuk ishte në favorin e kroatëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore