Sport

Ndeshjet ndaj Barcelonës dhe Sassuolo-s do të jenë vendimtare për të ardhmen e Inzaghi-t në stolin e Inter-it


Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, e ardhmja e trajnerit të Inter-it, Simone Inzaghi, mund të vendoset në nëntë ditët e ardhshme kur “nerazzurrët” përballen me Barcelonën dhe Sassuolo-n.

Zikaltrit kanë pasur një fillim të tmerrshëm të sezonit me katër fitore dhe katër humbje në tetë ndeshje në Serie A.

Ata humbën dy të fundit radhazi kundër Udinese-s dhe Romës dhe tani janë nën presion përpara ndeshjes së nesërme me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, drejtuesit e Inter-it i kanë vënë ultimatum trajnerit e tyre, për të marrë sukses në këto ndeshjet e radhës, në të kundërtën ai do të shkarkohet.

Presidenti Steven Zhang dhe drejtorët e klubit presin një reagim në lidhje me rezultatet dhe paraqitjet. Situata është shqetësuese siç tha Inzaghi pas disfatës ndaj Romës të shtunën.

Inter-i do të përballet me Barcelonën në dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kampionëve, derisa për të shpresuar më tej, ata duhet patjetër të marrin një rezultat pozitiv.

Ndërkaq, në fundjave, nënkampionët e Italisë do ta kenë një përballje shumë të vëshitrë në udhëtim te Sassuolo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore