Përballje

Ndeshjet e Superligës së basketbollit kosovar


Basketboll

Në basketbollin kosovar, (Prince Caffe Superliga), kjo javë do të nisë me një ndeshje tepër të mirëpritur midis Sigal Prishtinës dhe Rahovecit; skuadra që nuk e kanë për herë të parë përballjen me njëra-tjetrën.

Prishtinasit vijnë në këtë përballje pas fitores me Trepçën, ndërsa Rahovecasit pas fitores ndaj Pejanëve.

Therandasit e Golden Eagle Ylli-t, me në krye trajnerin turk Fatih Emre Gezer, nuk duken aspak të demoralizuar pas dy humbjeve të njëpasnjëshme. Përkundrazi, ata do të këmbëngulin për fitore në përballjen e rradhës, ditën e mërkurë, me KG Trepçën, shtatë herë humbëse e vetëm dy herë fituese.

Dy skuadra tepër pretendente: Bashkimi e Vëllaznimi do të përballen mes tyre ditën e enjte. Kuqezinjtë e Gjakovës të rikthyer në Superligë numërojnë tre fitore e gjashtë humbje, ndërsa djemtë e Prizrenit katër fitore dhe pesë humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore