Përballje

Ndeshjet e orës 18:55 në Europa League, fokusi i kthyer drejtë “Georgios Karaiskakis Stadium”


Sot luhen ndeshjen e kthimit të raundit 1/32 në Europa League.

Mbrëmjen e djeshme, Tottenham ishte skuadra e parë që u kualifikua për raundin tjetër, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 8-1 përballë Wolfsberger.

Me fillim nga ora 18:55, sonte zhvillohen shtatë nga 15 ndeshjet e mbrëmjes.

Fokusi kryesor është në Georgios Karaiskakis Stadium, ku Arsenal pret Benfica-n.

Për shkak të versionit të ri që COVID-19 që është shfaqur në Angli, ndeshja luhet në teren neutral.

Takimi i parë përfundoi me rezultat 1-1.

Takimet tjera janë:

Ajax – Lille (2-1)

Hoffenheim – Molde (3-3)

Napoli – Granda (0-2)

Rangers – Antwerp (4-3)

Shakhtar – Maccabi (2-0)

Villarreal – Salzburg (2-0)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore