Sport

Ndeshjet e ditës në Top ligat e Europës


Dita e premte do të sjellë kthimin e ndeshjeve të kampionateve më të forta në Europë, pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës në mesjavë.

Në Premier Ligën angleze, duke filluar nga ora 21:00, Fulham-i do të presë Leeds United-in në “Craven Cottage”, për javën e 30.

Vendasit janë në vendin e 18 në kampionat me 26 pikë. Leeds-i renditet në vendin e 12 me 36 pikë dhe me një ndeshje më pak. Ndeshja e parë mes dy ekipeve, gjatë fazës së parë të Premier Ligës, përfundoi me rezultatin 4-3 për Leeds-in.

La Liga spanjolle zbret në fushë me duelin, Real Betis kundër Levante-s. Ndeshja do të luhet në “Benito Villamarin”, duke filluar nga ora 21:00.

Betis-i pas 27 javëve, renditet në vendin e gjashtë në kampionat me 42 pikë. Levante renditet në vendin e nëntë me 35 pikë.

Ndeshja e fundi mes dy ekipeve, e luajtur gjatë fazës së parë, përfundoi me rezultatin 4-3 për Levante-n.

Në Bundesligën gjermane, zbresin në fushë, Armina Bielefeld-i dhe Leipzig-u. Të dy ekipet do të ndeshen për llogari të javës së 26 në kampionat. Ndeshja do të fillojë në orën 20:30 dhe do të luhet në “Schuco-Arena”.

Vendasit e Armina-s renditen në vendin e 15, me 22 pikë. Miqtë renditen në vendin e dytë me 54 pikë. Katër pikë më pak se Bayern-i kryesues.

Ndeshja e parë mes dy ekipeve, gjatë fazës së parë, përfundoi me rezultatin 2-1 për Leipzig-un.

Në Itali, në Serinë A, Parma do të presë Genoa-n në “Ennio Tardini”, duke filluar nga ora 20:45, për javën e 28.

Vendasit renditen në vendin e 19 në kampionat, me 19 pikë. Genoa renditet në vendin e 14 me 28 pikë. Ndeshja e fundit mes dy ekipeve, gjatë fezës së parë të Serisë A, përfundoi me rezultatin 1-2 për Parma-n.

Liga e Parë franceze, do të zbresë në fushë me duelin, Saint Etienne – Monaco. Ndeshja do të luhet në “Stade Geoffroy Guichard”, duke filluar nga ora 21:00.

Vendasit janë në vendin e 16 në kampionat, me 33 pikë. Miqtë nga Principata renditen në vendin e katërt me 56 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore