Përballje

Ndeshje e La Liga-s në netët Champions, Barcelona synon të ringjallet


Kur i gjithë fokusi i tifozëve të futbollit është i kthyer kah Champions League, në Kataluni, Barcelona e “zhytur” në probleme, zhvillon ndeshje të ligës.

Skuadra e Koeman-it e pret në “Camp Nou” Elche-n e vendit të 18-të.

Kjo është ndeshje e mbetur nga java e parë e La Liga-s, e cila nuk u zhvillua në kohë për shkak të angazhimeve të të dy klubeve.

Barcelona vjen pas një barazimi me Cadiz-in dhe një humbje të turpshme 4-1 nga Paris Saint-Germain, të dyja brenda në “Camp Nou”.

Sonte pritet që Barcelona të ketë një ndeshje të lehtë dhe të kthehet te fitorja, kundër Elche-s që po kalon një formë të dobët, me vëtëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Ndeshja vjen me fillim nga ora 19:00, dy orë para orarit të ndeshjeve Champions.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore