Sport

Ndeshja mes Joshua dhe Osyk mund të zhvillohet në mars


Ndeshja e Anthony Joshua kundër rivalit të peshave të rënda Oleksandr Usyk mund të zhvillohet në mars, thotë promovuesi Eddie Hearn.

Hearn konfirmoi të shtunën në mbrëmje se Joshua është i gatshëm të përballet përsëri me ukrainasin.

Usyk mahniti Joshua -n britanik muajin e kaluar, duke fituar me vendim unanim për të marrë rripat e peshave të rënda WBA, IBF dhe WBO.

“Ai është koncentruar shumë në ndeshje”, tha Hearn.

“Ai po stërvitet tani dhe sot ne zyrtarisht nxitëm rikthimin për ndeshjen kundër Oleksandr Usyk të cilën do ta shohim në pranverën e ardhshme.

“Ne jemi duke kërkuar që ai të bëhet tre herë kampion bote i peshave të rënda. Unë mendoj se realisht marsi është kur ne mund të shohim ndeshjen e dytë të tyre”.

Usyk ka thënë më parë se dëshiron që ndeshja e re të zhvillohet në stadiumin Olimpiyskiy në Kiev.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore