Sport

Ndërron jetë “zëri” i Formula 1


Në pasditen e sotme ka ndërruar jetë një ndër komentatorët me ikonik të sportit, sidomos të Formula 1, Murray Walker OBE.

Murray Walker ka mbi dy dekada si komentar i Formula 1, duke u njohur si zëri i këtij sporti nga të gjithë tifozët.

Pas një sëmundje të shkurtër, Murray ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeçare.

Walker njihej për komentet e tij të jashtëzakonshme dhe qesharake gjatë komentimit të garave të Formula 1.

“Unë nuk bëjë gabime, thjeshtë krijoj profeci që menjëherë vërtetohen si të gabuara” është një ndër to.

“Dhe, tani me falni deri sa ja marr fjalën vetes”.

“Me gjysmën e garës që ka përfunduar, ka mbetur edhe gjysma tjetër për tu zhvilluar”.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ngushëllimet shprehu edhe llogaria zyrtare e F1, të cilët një pjesë të bukur të sportit, e kanë kaluar nën komentimin e Murray Ëalker.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore