Sport

Ndërron jetë legjenda e New England Patriots, David Patten


Fituesi i trefishtë i Super Bowl, David Patten ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare.

Ish lojtari i New England Patriots u përfshi në një aksident fatal me motor pranë Kolumbisë.

Patten luajti për pesë ekipe të NFL, duke ndihmuar më së shumti Patriotët dhe trajnerin Bill Belichick të fitojnë tre Super Bowls në mes viteve 2001 dhe 2004.

Patten nuk u draftua në vitin 1996, por prapë arriti në NFL, pas një sezoni me Albany Firebirds në Arena Football League.

Ai u bashkua me New York Giants në vitin 1997 dhe gjithashtu luajti për Cleveland Browns, Washington Redskins dhe New Orleans Saints.

“Më thyhet zemra kur dëgjoj për vdekjen tragjike të Davidit në një moshë kaq të re,” tha Belichick, i cili është ende trajneri i Patriotëve.

“Unë jam mirënjohës që kam stërvitur Davidin. Ai është një person dhe lojtar thelbësor në historinë e Patriots, pa të cilin ne nuk do të kishim qenë kampionë të Super Bowl”, përfundoi ai.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore