Lajme

Ndërron jetë ish-mbreti grek Constantine II


Ish-mbreti i Greqisë Constantine II mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Ditët e fundit ai ka qenë i shtruar në spitalin “Hygeia”.

Sipas informacioneve, ai kishte pësuar një goditje akute në tru dhe ishte shtruar në Repartin e Mjekimit Intensiv.

I lindur më 2 qershor 1940 në Athinë, ai u shpall Mbret i Greqisë më 6 mars 1964, në moshën 24 vjeçare, duke pasuar të atin, Palin I, pas vdekjes së tij në të njëjtën ditë.

Në shtator të po atij viti, ai u martua me princeshën e atëhershme të Danimarkës, Anna Maria, me të cilën pati tre djem dhe dy vajza.

Në vitin 1941, familja e tij u zhvendos në Kretë dhe më pas në Egjipt. Gjatë luftës, ata jetuan për periudha të gjata në Cape Town, Afrika e Jugut.

Kurse në vitin 1946, pas çlirimit, familja mbretërore u kthye në vend.

Më 15 korrik 1965, ai rrëzoi qeverinë e Jorgo Papandreu-t, duke sfiduar të drejtën e kryeministrit për të marrë personalisht Ministrinë e Mbrojtjes.

Më pas, emëroi qeveritë jetëshkurtra të Georgiou Athanasiadis-Nova dhe Ilias Tsirimokou, të cilat nuk morën votëbesimin.

Më 17 shtator, emëroi një qeveri të re nën Stefanos Stefanopulos, e cila qëndroi në pushtet për rreth 15 muaj.

Më 22 dhjetor 1966, ai emëroi qeverinë e përkohshme të Joanis Paraskevopoulos, e cila mori një votëbesim nga Parlamenti dhe më 3 prill 1967, emëroi Panagiotis Kanellopoulos si kryeministër për të mbajtur zgjedhjet.

pa[çka se ishte kundër grushtit të shtetit që mori pushtetin më 21 prill, propozoi Konstantinos Kollias për postin e kryeministrit dhe firmosi emërimin e qeverisë nën të.

Ndërsa më 13 dhjetor organizoi një lëvizje kundër diktaturës që dështoi. Ai iku me familjen në Romë dhe më pas u vendos në Londër.

Më 1 qershor 1973, regjimi diktatorial shpalli heqjen e monarkisë dhe më 29 korrik zhvilloi një “referendum” për të konfirmuar këtë vendim.

Pas rënies së kolonelëve dhe rivendosjes së demokracisë, në vitin 1974, u mbajt referendumi i 8 dhjetorit për shtetin, në të cilin Constantine II u shpall përfundimisht i rrëzuar.

Kjo, një përqindje votash prej 69,18 për qind në favor të Republikës së kryesuar.

Pas shkarkimit të tij, ai pretendoi pasuri të paluajtshme dhe apeloi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Dhe vendimi i nxjerrë në nëntor 2002 i akordoi atij një dëmshpërblim prej 13.7 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore