Film

Ndërron jetë aktorja e “The Samuraï” Nathalie Delon


Aktorja, Nathalie Delon, ka ndërruar jetë në Paris në moshën 79 vjeçare. Lajmin e dha djali i saj, Anthony Delon.

“Mamaja ime vdiq e rrethuar nga të afërmit e saj. Ajo vdiq nga tumori”, ka deklaruar ai.

Nathalie Delon, me origjinë spanjolle, lindi më 1 gusht 1941, në Marok. Ajo mbërriti në Paris në vitin 1962 pasi u nda nga bashkëshorti i parë, Guy Barthelemy.

Ajo do të kujtohet  gjithmonë si aktorja e filmit “The Samuraï”,  me partnerin e saj, Alain Delon.

Më 14 shkurt 1969, ata u divorcuan pas katër vitesh e gjysmë martesë, kur Alain Delon u përfshi në një lidhje me Mireille Darc.

Pas kësaj, Nathalie Delon, vazhdoi karrierën e saj të aktrimit deri në vitin 1980. Në 1971, ajo u shfaq në filmin “When Tight Bells Toll” me Anthony Hopkins-in. Në 1973, ajo u shfaq në “Le Sex Shop”, ku pati shkëlqim të madh, sipas kritikut Roger Greenspun.

Përveç aktrimit në 30 filma në karrierën e saj, ajo gjithashtu ishte regjizore e “Ils Appellent ça un accident” në 1982, dhe “Sweet Lies” në 1988./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore