Bota

Ndërpriten bisedimet BE-Rusi për vaksinën Sputnik V


Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar të enjten se janë ndërprerë bisedimet mes Bashkimit Evropian (BE) dhe kompanisë ruse të vaksinës anti-Covid, Sputnik V.

“Aktualisht, janë ndërprerë bisedimet për integrimin e vaksinën Sputnik V”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian për shëndetin publik, Stefan de Keersmaecker.

Gjithashtu shprehet se Komisioni dhe vendet anëtare, do të vendosin në një moment të dytë, për shtimin e numrit të vaksinave.

Ky njoftim erdhi si përgjigje ndaj Agjencisë Evropiane të Barnave, të cilët kanë njoftuar se ka filluar rishqyrtimi i vaksinës Sputnik V, shumë muaj pas miratimit për përdorim të vaksinës.

Komisioni Evropian rikonfirmoi se vlerësimi i vaksinës ruse nga rregullatori evropian do të bëhej vetëm mbi kriteret shëndetësore dhe jo mbi ato gjeopolitike.

Sipas një studimi të botuar muajin e kaluar në revistën Lancet, Sputnik V është 91% efektiv dhe duket se parandalon komplikacionet e Coronavirus-it. Megjithëse është ende e paqartë nëse vaksina është e aftë të parandalojë virusin.

Sipas ekspertëve, pritet një rritje e përdorimit të vaksinave të bëra nga Kina dhe Rusia, kjo për shkak të mungesave globale të vaksinave anti-Covid.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore