Lajme

Ndërprerja e plotë e gazit rus mund të çojë në recesion të rëndë në Evropë, sipas Moody’s


Moody’s, agjencia e vlerësimit të kredisë, ka paralajmëruar se një ndërprerje e plotë e gazit rus ka të ngjarë të çojë në një recesion të rëndë në Evropë.

Po ashtu ka paralajmëruar se mund të çojë në një rritje të mëtejshme të inflacionit të lartë.

Referuar agjencisë, kompanitë më të ekspozuara janë në sektorë me energji intensive si kimikatet, automobilat dhe sektorët e prodhimit.

Gjithashtu ka bërë me dije se ndërmarrjet evropiane do të jenë ndër më të ekspozuarat kryesisht për shkak të ekspozimeve të tyre indirekte ndaj çmimeve më të larta të gazit dhe energjisë elektrike.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore