Shqipëria

Ndërkombëtarët, apel shqiptarëve: Mos e shisni votën!


Komuniteti Ndërkombëtar në Shqipëri ka lëshuar një apel për qytetarët shqiptarë, ku theksohet rëndësia e votës dhe bëhet thirrje të mos shitet.

“Mos e shpërdoroni votën tuaj, mos e shisni – përdoreni në ditën e zgjedhjeve”, është mesazhi kryesor i tyre.

Në video janë shfaqur ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Gjithashtu, edhe ambasadorë të tjerë, si: ai i Spanjës, Marcos Alonsa Alonso, ai i Sllovakisë, Peter Japelj, kryetari i prezencës së OSBE-së, Vincenzo del Monaco, dhe ambasadori i Bullgarisë, Momtchil Raytchevski.

“Së shpejti do të kemi zgjedhje këtu në Shqipëri”, fillon mesazhi. “Për demokracinë, zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme”.

“Vota jote është e jotja, nuk është dhuratë. Prandaj, mos e fal dhe mos e shit”.

Mesazhin e përmbyllin Kim dhe Soreca. “Në ditën e votimit, voto! Dhe vendos ti për të ardhmen e vendit!”.

Sipas ambasadorëve, demokracia është e paçmueshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore