Aplikacione

Ndalohet rikthimi i postimeve të Trump-it në Twitter


Media sociale, Twitter, ka njoftuar se Arkivi Kombëtar nuk do të lejojë rikthimin e postimeve të ish presidentit amerikan, Donald Trump, në platformë.

E përditshmja, The Guardian, bën me dije se përpos qëndrimit të tij, arkivi po punon për të krijuar një rekord të veçantë të postimeve të ish presidentit në faqen e internetit të bibliotekës së tij zyrtare.

Twitter-i e ka ndaluar në mënyrë të përhershme llogarinë e Donald Trump nga platforma që prej muajit janar duke u kthyer në median e parë sociale të madhe që “dëboi” ish presidentin pas kryengritjes së mbështetësve të tij në Capital të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndalimi i rikthimit të postimeve të tij për qëllime arkivore, ka rihapur debatin e vazhdueshëm mbi trashëgiminë digjitale të Trump-it.

Shumë mbrojtës së fjalës së mirë, kanë argumentuar se duhet të ketë një regjistër publik të asaj që ish presidenti ka thënë edhe pse nuk lejohet më në platformat ku ai postonte shpesh retorika të diskutueshme.

The Guardian tregon se në të kaluar arkivi që është një agjenci e pavarur e ngarkuar me ruajtjen e të dhënave qeveritare dhe historike, ka mbajtur të hapura të dhënat e llogarive të tjera të rëndësishme në Twitter duke u lidhur me vetë llogaritë nga faqet e saj presidenciale.

“Duke qenë se kemi pezulluar përgjithmonë llogarinë @realDonaldTrump, përmbajtja nuk do të shfaqet në Twitter siç ka ndodhur më parë apo siç ndodh aktualisht me llogaritë e arkivuara të administratës”, ka deklaruar zëdhënësi i Twitter-it, Trenton Kennedy.

Ai ka shtuar se “llogaritë e administratës që arkivohen në shërbim janë llogari që nuk ishin në shkelje të rregullave të Twitter-it”.

Twitter-i nuk është platforma e vetme që ka ndaluar praninë e Trump-it në platformë pas sulmit në Capitol të SHBA-ve. Pjesë e tyre ka qenë edhe Facebook-u dhe YouTube-i.

Ky i fundit ka njoftuar se do të rivendosë llogarinë e ish presidentit pasi rreziku i dhunës të ketë kaluar ndërsa bordi rishikues i palës së tretë në Facebook është në diskutime se kur mund të rikthehet llogaria e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore