Kosova

Ndalohet nga policia, i gjendet një armë zjarri në veturë


Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të dielën e pesë dhjetorit në komunën e Prishtinës është ndaluar një person dhe të njëjtit i është gjetur një armë në veturë teksa u kontrollua.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj këtij personi është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, rreth orës 14:30, në lagjen Veternik, në Prishtinë, për kontrollë rutinore, kanë ndaluar një veturë të tipit BMË”.

“Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të shkurtër të llojit TT, një karikatorë dhe katër fishekë”.

Arma e sekuestruar

“R.K, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim, në stacionin policor jugu në Prishtinë”.

Ndërkaq, Policia e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, gjatë një kontrolli ia kanë gjetur një personit 41 copë fishekë.

Rasti është raportuar në raportin 24 orësh të policisë, derisa ka ndodhur të shtunën e katër dhjetorit.

“Gjatë kontrollit në trup, te i dyshuari mashkull kosovar, i janë gjetur dhe konfiskuar 41 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore