Lajme

Ndahet nga jeta këngëtari amerikan, Meat Loaf


Këngëtari dhe aktori amerikan, Meat Loaf, ka gjetur vdekjen në moshën 74-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i artistit mëngjesin e 21 janarit.

Nga ky i fundit nuk u bë me dije se, cili ishte shkaku i vdekjes.

Fituesi i Grammy-it, vdiq të enjten mbrëma pranë gruas së tij Deborah.

“Ne e dimë se çfarë do të thotë ai për ju dhe e vlerësojmë me të vërtetë gjithë dashurinë dhe mbështetjen teksa kalojmë nëpër këtë kohë pikëllimi për humbjen e një artisti kaq frymëzues dhe njeriu të bukur”, tha familja e Meat Loaf në një deklaratë.

Shkruar dhe kompozuar nga Jim Steinman, albumi debutues i Meat Loaf i vitit 1977, “Bat Out of Hell”, është një nga albumet më të shitur në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me më shumë se 14 milionë kopje të shitura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore