Kulturë

Ndahet nga jeta artisti Mustafa Arapi


Piktori dhe restauruesi i njohur i veprave të artit, Mustafa Arapi, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Arapi ishte i infektuar me koronavirus. Lajmin e hidhur e ka dhënë në rrjetet sociale, vajza e Arapit, Dorina Arapi.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta! Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua. Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë! Të duam përjetësisht”, njoftoi ajo.

Ministria e Kulturës i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve të artistit, pedagogut, restauratorit Mustafa Arapi.
“Humbja e tij e parakohshme është humbje edhe për kulturën shqiptare!”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ngushëlloi familjen e artistit duke vlerësuar kontributin  e tij në artin shqipëtar.

Ndarja nga jeta e piktorit e restauratorit Mustafa Arapi ishte lajmi i hidhur i këtij mëngjesi. Prej tani e ndjejmë mungesën e madhe të një mjeshtri, që mbajti në jetë shenjtorët e pikturuar nga Onufri, Çetirët, Zografët… Trashëgimia jonë kulturore humbi një nga mbrojtësit dhe ruajtësit e saj më të pasionuar.
Ngushëllimet më të ndjera familjarëve!”, shkruan ajo./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore