Film

Ndahet nga jeta aktorja amerikane, Tawny Kitaen


Aktorja amerikane, Tawny Kitaen, e njohur për rolin e saj në “Bachelor Party” të vitit 1984 me protagonist kryesor, aktorin e famshëm, Tom Hanks, ka ndërruar jetë në moshën, 59 vjeçe.

Tawny Kitaen, në skenat e filmit “Bachelor Party”

Kitaen, ka vdekur gjatë fundjavës në Newport Beach, CA, ndërsa mjekët ligjorë akoma nuk i kanë përcaktuar shkaqet e vdekjes, njofton TMZ, transmeton Albanian Post.

Tawny Kitaen në skenat e filmit “The Perils of Gwendoline”.

Përveç në “Bachelor Party”, ajo gjithashtu luajti edhe në filma të tjerë të famshëm, si ai i kultit francez  “The Perils of Gwendoline”, në vitin 1984, e po ashtu edhe në vitin 2014, ajo u paraqit në skenat e filmit “After Midnight”.

Karrierën e saj, ajo e filloi në shfaqjen “To Tell the Truth” në vitin 1976 dhe përfundimisht u zhvendos në botën kinematografike duke arritur një sukses të kënaqshëm.

Tawny, u shfaq gjithashtu edhe në disa video muzikore klasike, si tek “Is This Love” dhe “Here I Go Again” të Whitesnake.

Ajo më vonë, në vitin 1989, u martua me këngëtarin, David Coverdale, por martesa zgjati vetëm dy vjet.

Aktorja më pas u martua me yllin e bejsbollit Chuck Finley – me të cilin kishte dy vajza, Wynter 28 vjeçe dhe Raine, 22 vjeçe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore