Shqipëria

Ndёrron jetё punonjёsja e bashkisё sё Lezhёs pas përplasjes me Range Rover-in


Ka ndёrruar jetё pas 24 orёsh nё gjendje kome, Elisabeta Gjopalaj qё u aksidentua ditёn e djeshme nё superstradёn Lezhё-Milot.

Elizabeta Gjopalaj punonjëse e protokollit në Bashkinë Lezhës qe prej vitit 2018, u aksidentua me një Range Rover, nё afёrsi tё rrugёs sё Shёngjinit.

E.Gj. po i jepte makinёs sё saj tip Peaugeot teksa u përplas me fuoristradёn, shoferi i sё cilёs ishte njё emigrant i ardhur nga Anglia sipas informacioneve tё policisё.

Pavarёsisht dhurimeve tё shumta tё gjakut, e reja nuk arriti t’i shpёtonte plagёve duke ndёrruar kёshtu jetёn nё spitalin e Traumёs nё Tiranё.

E plagosur por jashtë rrezikut për jetën është edhe e ëma e viktimës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore