Përballje

NBA/ Warriors triumfojnë ndaj kampionit në fuqi


Tjetër xhiro u zhvillua në ligën amerikane të basketbollit, NBA, ku e gjithë vëmendja ishte në derbin mes Golden State Warriors dhe Milwaukee Bucks, e cila përfundoi në të mirë të këtyre të parëve me rezultat 122:109.

Te Warriors, më të mirët në këtë sfidë ishin Klay Thompson me 38 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime dhe Jordan Poole me 30 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.

Ndërsa te Milwaukee më efikasi ishte ylli i tyre, Giannis Antetokounmpo, i cili arriti 31 pikë, tetë kërcime e tre asistime.

Me këtë sukses, skuadra e Warriors merr pozitën e dytë në tabelën e Konferencës Perëndimore, derisa po në të njëjtën pozitë qëndron edhe Milwaukee në Konferencën Lindore.

Liderët aktual të Konferencës Lindore, Miami Heat, u befasuan nga Minnesota Timberwolves, duke u mposhtur në shtëpi me shifrat 104:113.

Te Miami ishte më efikasi Tyler Herro me 30 pikë e shtatë asistime, derisa te Minnesota tetë basketbollistë arritën pikë dyshifrore.

Ndërkohë, Utah Jazz mori një fitore të rëndësishme, teksa mposhti Sacramento Kings me rezultat 134:125.

Jordan Clarkson ishte më efikasi te Jazz, i cili shënoi 45 pikë, ndërsa te Sacramento u dallua De’Aaron Fox me 41 pikë e 11 asistime.

Fitore me shumë vlerë arriti edhe Chicago Bulls, të cilët mposhtën Cleveland Cavaliers me rezultat 101:91.

Rezultatet e ndeshjeve tjera të mbrëmjes:

San Antonio Spurs 108 – 119 Indiana Pacers

Denver Nuggets 115 – 127 Toronto Raptors

Portland Trail Blazers 127 – 118 Washington Wizards

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore