Përballje

NBA/ Warriors marrin fitoren e radhës, pësojnë humbje Lakers e Chicago Bulls


Orët e hershme të mëngjesit të së hënës (me kohën tonë lokale) u zhvilluan edhe nëntë takime në ligën amerikane të basketbollit, NBA.

Golden State Warriors ka vazhduar me formë të mirë, teksa mposhtën skuadrën e Utah Jazz me rezultat të ngushtë, 94:92.

Ylli i Warriors, Stephen Curry, nuk ishte në mbrëmjen më të mirë të tij, i cili e mbylli ndeshjen me vetëm 13 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.

Ndërsa më i dalluari në këtë takim ishte basketbollisti i Jazz, Bojan Bogdanovic, i cili shënoi 21 pikë e tetë kërcime, kurse te Warriors u dallua Jordan Poole, që realizoi 20 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Los Angeles Lakers u mposhtën në udhëtim te Miami Heat me gjashtë pikë diferencë 113:107.

Duncan Robinson me 25 pikë ishte më efikasi tek Heat, derisa Jimmy Butler ‘triple-double’ me 20 pikë, 10 kërcime e 12 asistime.

Derisa te Lakers si gjithmonë, LeBron James ishte më i dalluari, me 33 pikë, 11 kërcime e katër asistime.

Ndërkohë Chicago Bulls është befasuar në udhëtim te Atalanta pasi ka pësuar humbje të thellë 114:95

Basketbollisti i Chicago-s, DeMar DeRozan, ishte fantastik në këtë duel, i cili shënoi 41 pikë, por nuk arriti të evitojë humbjen e ekipit të tij.

Humbje ka pësuar edhe Brooklyn Nets në udhëtim te Minnesota Timberëolves me 11 pikë diferencë 136:125.

Fitore të rëndësishme mori edhe Dallas Mavericks, të cilët mposhtën Memphis Grizzlies, me rezultat 104:91.

Luka Doncic shfaqi lojë të mrekullueshme për Mavericks, i cili shënoi 37 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime, derisa për Grizzlies u dallua Ja Morant me 35 pikë, 13 kërcime e gjashtë asistime.

Rezultatet e ndeshjeve tjera:

Toronto Raptors 105 – 114 Portland Trail Blazers

Charlotte Hornets 91 – 113 Atlanta Hawks

San Antonio Spurs 109 – 115 Philadelphia 76ers

Denver Nuggets 117 – 111 Detroit Pistons

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore